Xhafer Tahiri e Albin Kurti bashkë në lansimin e projektit Komuna për të rinjtë – Vushtrria fiton grant 250 mijë dollarë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Të premten është lansuar projektit “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”, i cili financohet nga qeveria Japoneze, administrohet nga Banka Botërore kurse implementohet nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Komuna e Vushtrrisë ka përfituar grant prej 250,000.00 dollarë për të rinjtë e Vushtrrisë si rezultat e performancës së mirë dhe qeverisjes transparente.

Në këtë ceremoni ishin bashkë u Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe Xhafer Tahiri Kryetar i Vushtrrisë. Kohëve të fundit Tahiri ka qenë kritik për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.

“Të gjithë përfituesit e granteve dhe trajnimeve do të përzgjidhen përmes thirrjeve publike që do të shpallen këtë vit e deri në vitin 2023 sa do të zgjasë ky projekt”, njofton komuna e Vushtrrisë.

No description available.

Të ngjashme