Xhemaili: Fillimisht në Gjilan do të vaksinohen personat mbi 70 vjeç

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se në këtë komunë fillimisht do të vaksinohen personat e moshës mbi 70 vjeç.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se nga kontingjenti i dytë i kanë pranuar një sasi prej 640 vaksinash.

“Sot kemi pranuar një sasi prej 640 vaksinash anti COVID-19 me të cilat do të vaksinohen personat mbi 65 vjeç. Paraprakisht do t’i vaksinojmë personat mbi 70 vjeç të cilët janë të regjistruar pranë qendrave kryesore pranë komunës sonë”.

“Ne po shpresojmë që nuk do të shohim tollovi në qendrën ku ne planifikojmë kryerjen e vaksinimit”.

“Qytetarët mbi 65 vjeç lajmërohen në qendrat e mjekësisë dhe pastaj ekipi i vaksinimit i fton në ditët në vijim varësisht kapaciteteve që kemi”.

“Aktualisht i kemi katër ekipe të trajnuara. I kemi mbi 100 qytetarë të regjistruar mbi moshën 70 vjeçare të pa vaksinuar”.

Të ngjashme