Zgjidhet kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe shtatë gjyqtar mbikëqyrës të degëve të gjykatave themelore

????????????????????????????????????
Prishtinë | 27 Sht 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 266-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për shtatë (7) gjyqtar mbikëqyrës të gjykatave themelore dhe dy (2) kryetar të gjykatave themelore, mandati i të cilëve është pesë (5) vjeçar dhe do të fillojë nga data 1 tetor 2021.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën:

Gjyqtarin Mustaf Tahiri, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj;

Gjyqtarin Njazi Morina, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë;

Gjyqtarin Ilir Rashkaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec;

Gjyqtaren Sabrije Rraci, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Klinë;

Gjyqtaren Ajshe Balaj, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Deçan;

Gjyqtarin Shemsedin Haxhiaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Pejë, dega në Istog;

Gjyqtarin Avdulla Mecinaj, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj dhe

Gjyqtarin Zenel Tasholli, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Kandidati i vetëm për Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren, Agron Hoxhaj, nuk mori votat e mjaftueshme për tu emëruar Kryetar i kësaj gjykate.

Të ngjashme