Zhvillon veprimtari të kundërligjshme, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi ka zhvilluar veprimtari të kundërligjshme “bastore sportive”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:15 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, si provë materiale janë konfiskuar shtatë copë monitor të ndryshëm si dhe paisje tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti është hasur në lokalin e tij, duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme “bastore sportive”. Si provë materiale janë konfiskuar shtatë copë monitor të ndryshëm, DVR kamerë, shtatë shtëpiza kompjuteri, një printer si dhe para të gatshme  121.5 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme