Zotohet Daut Haradinaj: Studentët e kryeqytetit do ta kenë përkrahjen time të parezervë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj po gjenë përkrahje nga të gjitha shtresat dhe grupmoshat e kryeqytetit.

Sot Haradinaj ka takuar Dritin, studentin e Fakultetit Filozofik me të cilin kanë diskutuar për nevojat që kanë studentët.
“Në rast se marr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr Kryeqytetin, studentët do të kenë mbështetje të parezervë. Do të insistoj në uljen e tarifës semestrale dhe rritjen e hapësirës për aktivitetet studentore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Dritin, studentin e shkëlqyeshëm të Fakultetit Filozofik!
Në rast se marr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr Kryeqytetin, studentët do të kenë mbështetje të parezervë. Do të insistoj në uljen e tarifës semestrale dhe rritjen e hapësirës për aktivitetet studentore. Takimet me studentët do të jenë të rregullta, në mënyrë që t’i trajtojmë bashkërisht problemet me të cilat ballafaqohen.
Përkrahja për studentët nuk do të mungojë!
Faleminderit për përkrahje Drit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme