Zyrtarja shqiptare e OBSH-së, jep rekomandimet e fundit kundër Coronavirusit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë sjell rekomandimet e fundit të OBSH-së për ballafaqimin me COVID-19.

Humolli përmes një video-mesazhi ka thënë se që nga Lufta e Dytë Botërore , Covid-19 është sfida më e madhe me të cilën po përballet njerëzimi, sfidë e cila po prek jetën tonë, të përditshme, jetën tonë sociale.

Ajo ka vlerësuar se ky është kërcënim për shëndetin tonë pavarësisht nacionalitetit , etnisë apo besimit, por ne të gjithë se bashku do të ia dalim.

Humolli ka bërë thirrje të mbahet higjiena personale, të respektohet distancimi fizik.

Ajo ka thënë se nuk ka pasur pandemi më të madhe prej një shkaktari të padukshëm.

Të ngjashme