Nafta e papërpunuar Brent në nivelin më të lartë nga viti 2014

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 13:27 | Nga

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rritur në mbi 75 dollarë për fuçi, me çka ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2014.

Nafta e papërpunuar Brent tregtohet me 75.10 dollarë për fuçi, ndërkohë që marka amerikane e naftës së papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) ka aritur në 69.03 dollarë për një fuçi, që është një rritje më një për qind.

Ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh, deklaroi se çmimet e larta të naftës së papërpunuar do të krijojnë luhatshmëri në tregun global të naftës, me çka do të dëmtohej OPEC-u.

Sipas tij, nëse çmimet vazhdojë të jenë të larta, atëherë nuk do të ketë nevojë që të mbetet në fuqi përkufizimi i prodhimit të naftës.

OPEC do të takohet më 22 qershor në Vjenë, megjithatë mbetet e paqartë nëse karteli i naftës do të zgjasë kufizimin e prodhimit edhe përgjatë vitit 2019.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me përpjekjet e kartelit të naftës OPEC për të mbajtur të lartë çmimin e naftës në tregun botëror, tha se kjo nuk është një punë e mirë.

“Siç duket OPEC është duke vepruar njëjtë. Në kohën kur sasitë e prodhuara janë gjithandej, përfshirë anijet e stërmbushura, çmimi i naftës është artificialisht shumë i lartë”, shkroi të premten Trump në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme