Nagavci: Në marrëveshje me Fakultetin e Edukimit do të ketë rizhvillim e rikualifikim të mësimdhënësve

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se në vazhdimësi kanë punuar në riorganizimin e shkollave në nivel vendi, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur deputetes së VV-së, Mirlinda Sadiku-Tishukaj, ajo shtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave edhe për kundër numrit të vogël të nxënëseve kanë bërë ruajtjen e normave të mësimdhënësve.

Ajo tha se në marrëveshje me Fakultetin e Edukimit do të ketë rizhvillim e rikualifik të mësimdhënësve.

Përderisa kur foli për mosshpalljen e konkurseve nga komunat për asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta, tha se nëse nuk respektohet vendimi Ministria e Financave do të lejojë që buxheti të keqpërdoret.

“Kemi punuar në riorganizimin e shkollave. Kemi riorganizua shkollat për të ruajtur buxhetin por edhe për tu mundësuar nxënësve në secilën nga shkollat e Kosovës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe komunat kemi ruajtur normat për mësimdhënësit vitin e kaluar. Këtë vit i kemi, te disa komuna është bërë fuzionimi i shkollave këto veprime kanë qenë të suksesshëm. Komuna që kanë hartuar planet, i kemi edhe shtatë kërkesa që i kemi shqyrtuar. Kemi marrëveshje edhe me Fakultetin e Edukimit në raste për rizhvillim e rikualifik të mësimdhënësve, nëse është e nevojshme”.

“Në disa raste për komuna lë për të dëshiruar. Ne kemi nda buxhet për asistentët për fëmijë më nevoja të veçanta, jo të gjitha komunat i kanë nda konkurset. Në rastet kur komuna nuk e respektojnë buxhetin siç është ndarë dhe nuk do të lejohet të që keqmenxhohet buxheti nga Ministria e Financave”.

Të ngjashme