Ekonomia Online
FUNDIT

Nagavci nënshkruan 15 grante në vlerë prej 150 mijë eurosh, fton komunitetin akademik për aplikim

Nagavci nënshkruan 15 grante në vlerë prej 150 mijë eurosh, fton komunitetin akademik për aplikim

Ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe teknologjisë, Arbërie Nagavci ka nënshkruar hapjen e thirrjes për grante në projekte mësimore që ndihmojnë në hulumtimet “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”. Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se grantet arrijnë […]

Ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe teknologjisë, Arbërie Nagavci ka nënshkruar hapjen e thirrjes për grante në projekte mësimore që ndihmojnë në hulumtimet “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se grantet arrijnë vlerën gjithsej 150 mijë euro, ndërsa tha se do jenë gjithsej 15 grante.

Bëhet e ditur se kjo skemë do të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.

Njoftimi i plotë:

“Kam nënshkruar vendimin për hapjen e thirrjes për grante, për zbatimin e projekteve mësimore të bazuara në hulumtime “Programi për mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”.
Buxheti i planifikuar për këtë skemë mbështetëse është 150 mijë euro, ku do të ofrohen 15 grante në vlerë prej 10.000 euro.
Kjo skemë financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe Projekti HEI’25.
Qëllimi kryesor i kësaj skeme është ta ndihmojë mësimdhënien e bazuar në punë hulumtuese duke financuar veprimet mësimore të bazuara në punë hulumtuese, të cilat propozohen nga mësimdhënësit e universiteteve për lëndë specifike për t’i përtërirë agjendat aktuale të mësimdhënies.
Ftoj komunitetin akademik të aplikojë në këtë thirrje”.

Të ngjashme