Nagavci paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër: Ngacmimet e dhuna s’do të tolerohen

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 12:47 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ka folur për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim, raporton Ekonomia Online.

Nagavci tha se ngacmimet dhe dhuna ndaj nxënësve nuk do të tolerohet.

“Sa i përket çështjes së kodit etik, janë disa raste me të cilat jemi marrë si raste individuale, referuar edhe rastet për ngacmime apo për dhunën që ka ndodhur ndaj fëmijëve, dhe kjo është një nga prioritetet tona, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijët në institucionet tona edukativo-arsimore”.

“Në këtë drejtim do të punohet, ndonëse legjislacioni nuk është se nuk është i përcaktuar në këtë lëmi, por shumë herë ka pasur ngecje në implementimin e tij ose fshehje të rasteve të cilat deri në momentin kur janë bërë publik nga persona të ndryshëm të përfshirë në punë, në shkolla, janë munduar të mbahen si sekrete”.

Nagavci tha se pandemia u ka shkaktuar shumë vështirësi dhe ka e goditur rëndë arsimin. Ajo falënderoi mësimdhënësit për rikthimin e nxënësve në shkolla.

“Ne kishim organizuar edhe mësimin plotësues për të gjithë nxënësit që kanë pas ngecje për shkak të situatës me pandeminë. Në mësimin e plotësues kanë qenë 61 nxënës të përfshirë gjatë vitit të kaluar shkollor”.

“Kemi organizuar një trajnim të mësimdhënësve për implementimin, kurse në zbatimin e kurikulës kanë qenë të përfshirë 1 500 mësimdhënës të përfshirë në trajnime para fillimit të vitit shkollor dhe 3 000 mësimdhënës në programe të ndryshme të trajnimit që janë ofruar nga Ministria e Arsimit”.

“Gjatë këtij viti 2 153 mësimdhënës janë pajisur me licencat e karrierës. Është vlerësuar performanca e 331 drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore në nivel vendi”.

Nagavci tha se i kanë kushtuar kujdes të shtuar fëmijëve nga grupet e marxhinalizuara. Ajo tha se 150 anëtarë që janë trajnuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“E dini se tashmë është planifikuar në buxhet punësimi i 100 asistentëve për nevoja të veçanta dhe në fillim të vitit të ardhshëm 2022 do të fillojmë bashkëpunimin me komuna, punësimi i këtyre asistentëve”.

Sa i përket riorganizimit të shkollave Nagavci tha së është në plan për vitin e ardhshëm që të punohen për vendosjen e standardeve për të gjitha komunat.

Për strategjinë për arsimin për vitin 2020-2026 Nagavci tha është pothuajse në përfundim, duke shtuar se këtë vit janë ndarë bursa si asnjëherë më parë, raporton EO.

“Si asnjëherë më parë këtë vit kemi nda bursa dhe mbështetje financiare për studentet për nxënësit për të gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështetje financiare për studentet vajza, gra”.

“Në nivelin bachelor i kemi përfituese 812 studente në vlerë prej 1 000 eurosh. Janë ndarë 1 799 bursa për studentet elitar që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë me një vlerë prej 700 euro për secilin nga studentët”.

“… janë ndarë 500 bursa për shkollat e mesme rom, ashkali dhe egjiptiane. Dhe poashtu edhe për studentët që janë pranuar në top universitetet më të mira botërore. bursa edhe për studentët në nivelin e doktoratës”.

Kur foli për njohjen e diplomave ajo ka sqaruar se kanë formuar një Komision që do të merret me këtë çështje.

Fjala e ministres Nagavci në konferencë:

Të nderuar gazetarë,Faleminderit që jeni sot me ne në këtë konferencë të fundit për këtë vit në të cilën do të prezantojmë punën tonë, sfidat dhe të arriturat që na kanë përcjellë që nga koha kur e kemi marrë detyrën më 23 mars 2021 e deri më sot.

Fillimisht dua të ju falenderoj të gjithë juve gazetarëve që e keni përcjellë sektorin e arsimit duke u bërë kështu partner shumë të rëndësishëm në të gjitha proceset e zhvilluara në arsim. Si Ministri e Arsimit kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi korrekt duke u përgjigjur në çështjet që ju kanë interesuar, por edhe duke mbajtur konferenca të rregullta çdo të dytën të premte ku secili prej jush keni pasur mundësinë të informoheni për të gjitha proceset në sektorin e arsimit. Siç e dini, pandemia ka sjellë vështirësi për të gjithë, e edhe për mësimdhënësit.

Situata me Covid-19 ka bërë që shumë nxënës të pësojnë ngecje në mësime.Kjo është arsyeja që këtë vit kemi marrë vendim për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë, në lëndët e Gjuhës amtare, Matematikës dhe Shkencave të natyrës.-Ministria e Arsimit gjithashtu ka organizuar trajnimin për zbatimin e kurrikulës për gjithsej 1500 mësimdhënës. Janë trajnuar po ashtu edhe 3000 mësimdhënës dhe edukatorë në programe të ndryshme të trajnimit.

– Gjatë këtij viti 2.153 mësimdhënës janë pajisur me licencë të karrierës.

– Janë përgatitur tekstet e reja shkollore për klasën e tretë, tetë, dymbëdhjetë, tekstet e klasave të cilat nuk janë përgatitur në vitet paraprake, si dhe tekstet për komunitetin turk dhe atë boshnjak.

– Janë përgatitur programet mësimore/lëndore për klasën e pestë (V), si dhe programi për Gjuhën shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare për klasën 5, 8, 9, 12, në ato shkolla, ku nxënësit e zgjedhin këtë lëndë.

– Po ashtu, për herë të parë këtë vit shkollor përkthehen tekstet shkollore nga gjuha shqipe në gjuhën boshnjake dhe turke.

– Për herë të parë sivjet është vendosur një standard i ri duke respektuar Ligjin për tekste shkollore, i cili parasheh tekstet alternative. Mësimdhënësit në koordinim me aktivet profesionale, kanë pasur mundësi të zgjedhin tekstet mësimore më të përshtatshme për nxënësit e tyre. Në bazë të kërkesave të shkollave dhe DKA-ve, MASHTI ka kontraktuar shtëpitë botuese dhe i ka shpërndarë tekstet e përzgjedhura në shkolla.

– Janë organizuar gara në 4 komuna (Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren) në fushën e shkencave natyrore dhe janë ndarë shpërblime për nxënësit fitues (300 € vendet e para, vendet e dyta me nga 200 € dhe vendet e treta me nga 100 €).- Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Arsimit ka vlerësuar performancën e 331 drejtorëve dhe zv.drejtorëve të institucioneve arsimore parauniversitare.

Edukimi për fëmijët nga grupe të margjinalizuara-Sa i përket punës që është bërë për këto kategori po përmend një lajm shumë të mirë e që është një nga premtimet tona të realizuara. Pra, punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.Në fillim të vitit 2022 do të fillojë punësimi i 100 asistentëve, i paraparë me grantin specifik 2022. Në programin qeverisës, ne kemi paraparë që, çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë.

– Në vitin shkollor 2020/2021 shkalla e braktisjes në arsimin e obliguar (klasat 1-9) ka qenë 0.05% (d.m.th. nën 0.1%). Në bashkëpunim me ekipet e komunave Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë janë identifikuar 190 vajza tё komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, nё rrezik tё braktisjes ose që e kanë braktisur shkollën, tё cilat janë pajisur me laptopё me qëllim tё ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për vazhdimin e shkollimit. -Gjithashtu, janë mbajtur 7 punëtori (4 me Inspektoratin e Arsimit tё tё gjitha regjioneve dhe 3 me DKA) për parandalim dhe reagim ndaj braktisjes.

-Janë zhvilluar 2 manuale për zbatimin e politikave tё mbrojtjes sё fëmijëve, parandalim të dhunës dhe braktisjes së shkollës, për inspektorë dhe DKA, të cilat janë përkthyer në gjuhët serbe dhe angleze dhe janë vendosur në ueb-faqen e MASHTI-t.- MASHTI në vitin 2021 ka ndarë subvencione 96 690 27 € për mbështetjen e OJQ-ve që drejtojnë qendrat mësimore (buxheti i planifikuar ka qenë 200 000). Qëllimi i qendrave mësimore (gjithsej 20 të regjistruara aktualisht), është mbështetja për nxënësit e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian të cilët kanë ngecje në mësime.

Arsimi dhe Aftësimi Profesional- MASHTI ka hartuar/rishikuar kurrikulat për 85 profile të AAP, prej tyre 20 janë miratuar nga ministrat e MASHTI-t dhe po pilotohen në një numër të caktuar shkollash.- Programi për asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta i nivelit të 5-të është në zbatim, ndërsa programi kualifikues për këshilltarë të karrierës është në proces të akreditimit në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve.-Këtë vit janë themeluar 5 Qendra të Karrierës (janë gjithsej 15 qendra të Karrierës, të themeluara dhe funksionale).

Ndërsa, modeli i standardizimit të Qendrave të Karrierës është planifikuar të realizohet në vitin 2022.Bursa për të gjitha nivelet Si asnjëherë më parë kemi ndarë bursa për të gjitha nivelet. MASHTI ka ofruar mbështje financiare për studentët vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë. Kanë përfituar gjithsej 812 studente në vlerë prej 1 mijë eurosh. – Po ashtu, janë ndarë 1799 bursa për studentë elitarë që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në vlerë prej 700 € (vlera totale e ndarë nga MASHTI është 1 259 300 €).

Kemi ndarë bursa edhe për komunitetet RAE Në vitin shkollor 2021/ 2022 nga MASHTI janë ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në vlerë prej 150 000 € (300 € për vit mësimor, periudha shtator – qershor), prej tyre 247 femra dhe 253 meshkuj. MASHTI, gjithashtu ka përgatitur draftin e UA për kriteret dhe procedurat për ndarjen e bursave për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian.

Po këtë vit, kemi ndarë bursa edhe për studentët e pranuar në universitetet më të mira në botë. Kanë përfituar gjithsej 16 studentë që do të mbështeten me nga 6 mijë e 500 euro. Bursa kemi ndarë edhe për studentët në nivelin e doktoratës. Kjo vlenë për studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë bazuar në Listën e Shanghait.

Shuma për një student është në vlerë vjetore prej 7500 eurosh. Arsimi i lartë, shkenca, inovacioni dhe teknologjia-Për herë të parë kemi bërë arsimin publik pa pagesë, e që është një nga zotimet tona si Qeveri. Në tetor të këtij viti është miratuar UA për tarifat studentore për lirim nga pagesa e shkollimit me rastin e regjistrimit të semestrit për herë të pare. Arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet baçelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçantë.

Studentët po ashtu, do të lirohen edhe nga pagesat administrative siç janë provimi pranues dhe provimet diferenciale.- Është themeluar Këshilli Kombëtar i Shkencës ndërkaq Programi Kombëtar i Shkencës do të hartohet në vitin 2022.

– Në vitin 2021 MASHTI ka ndarë 30.000 € (për 10 projekte shkencore). Fondi për shkencë parashihet të formohet vitin e ardhshëm. – Është nënshkruar marrëveshja me Komisionin Evropian për statusin e asociuar të Kosovës në Horizon. Me këtë marrëveshje subjekteve juridike nga Kosova u është lejuar aplikimi në thirrjet e vitit 2021 (në kushte të barabarta me vendet e asociuara). Me këtë rast, Kosova bëhet pjesë aktive e Hapsirës Evropiane të Kërkimit, duke përfituar nga pjesëmarrja në një ekosistem të përbashkët, panevropian të kërkimit dhe inovacionit.Ky program bën të mundur bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit, duke mbështetur zbatimin e politikave të BE-së dhe duke adresuar sfidat globale të njerëzimit përmes kërkimit dhe inovacionit.Marrëveshja për asocim në Programin “Horizon Europe” hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, subjekteve juridike nga Kosova i është lejuar të aplikojnë edhe në thirrjet e vitit 2021, ndërsa fituesit do të mund t’i realizojnë projektet e tyre pas ratifikimit të Marrëveshjes.- Është nënshkruar marrëveshja me Qeverinë amerikane për Programin “Fulbright”, ku MASHTI kontribuon 600,000€ në vit.- Me mbështetje të projektit HERAS + është në proces krijimi i platformës për hulumtime shkencore CRIS, e cila do të përmbajë statistika të përditësuara për hulumtuesit, institucionet, publikimet dhe të gjitha projektet vendore e ndërkombëtare në këtë fushë.

-Është funksionalizuar Këshilli Shtetëror i Cilësisë ku janë emëruar 7 anëtarë të këtij këshilli. MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet që procesi të jetë transparent.Ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, MAShTI do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që AKA të jetë e pavarur në punën dhe vendimet e saj, derisa pret që puna e tyre të realizohet me profesionalizëm dhe integritet të lartë. LegjislacioniGjatë kësaj periudhe është punuar shumë edhe sa i përket përmirësimit të infrastruktrurës ligjore.

Me këtë rast ju njoftoj se:

– Është miratuar në Qeveri Ligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim;

-Është duke u finalizuar për diskutim paraprak Ligji për edukimin në fëmijëri të hershme,

-Është rishikuar dhe është miratuar normativi për personelin mësimor dhe janë duke u analizuar modelet më të mira për përcaktimin e statusit të shkollave artistike.Lidhur me njohjen e diplomave të studentëve të arsimit të lartëKam themeluar Komisionin për verifikimin e diplomave të fituara ne IAL-të në Kosovë.

Komisioni ka arritur shqyrtojë dhe te dalë me rekomandime për zgjidhjen e problemeve për më shumë se 4500 studentë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovës:

1.Studentët të cilët i kanë përfunduar studimet në Universitetet Publike të Kosovës konform legjislacionit në fuqi, por që për arsyeje teknike nuk janë të përfshirë në sistemin SMIAL;

2.Universiteteve të reja publike në të cilat janë bartur programet e akredituara në UP, ku diplomat janë lëshuar me emrin e universiteteve aktuale, gjë që bie ndesh me periudhën e akreditimit të programeve.

Ky problem ishte prezent që nga vitet 2012/2013 pa zgjidhje.

Si Ministri mbesim të përkushtuar në realizimin e planeve tona me qëllim të përmirësimit të gjendjes në arsim në të gjitha aspektet, andaj ashtu siç e keni përcjellë punën tonë këtë vit, ju ftoj që këtë ta bëni edhe në vitin e ardhshëm.

Të ngjashme