Nagavci: Qeveria po punon që gratë e vajzat të avancohen në aspektin akademik e shkencor

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 11:13 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se se ndihet krenare për arritjet e grave dhe vajzave në çdo fushë, raporton Ekonomia Online.  

Në konferencën e parë STEMinists, e para e Arsimit tha se Qeveria është duke punuar që gratë dhe vajzat të avancohen në aspektin akademik e shkencor.

“Natyrisht që shumë prej arritjeve tona, janë falë angazhimit të burrave dhe grave të miqve tanë ndërkombëtarë, për çka jemi falënderues. Si ministre dhe grua jam krenare për arritjen e grave dhe vajzat, dhe njëkohësit jam e vetëdijshme për sfidat në rrugëtimin e tyre akademik”, tha Nagavci teksa ofroi mbështetje për gratë dhe vajzat drejt realizimit të ëndrrës së tyre.

“Si Qeveri e Ministri do të vazhdomë te punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë që të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe ju siguroj se si Ministre do të angazhohemi çdo dite që ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet”, tha Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se të gjithë sëbashku mund të krijojmë mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat.

Sipas rektorit, krejt kjo me qëllim që të largohen barrierat.

“Konferenca e sotme është mundësi për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM. Së bashku ne mund të krijojmë një botë ku vajzat dhe gratë kanë mundësi të barabarta që shkëlqejnë në fushën e shkencës e teknologjisë”, tha Qerimi.

“Derisa ne njohim dhe festojmë arritjet e grave në STEM, ne duhet të angazhohemi që barrierat e tyre t’i largojmë”, tha në fund Qerimi.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, tha se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për shkathtësitë në teknologji dhe kjo është mundësi e mirë edhe për gratë dhe vajzat, raporton EO.

“Nëpër gjithë botën, fushat e sistemit STEM të detyrueshme për rritjen ekonomike dhe sociale e sidomos nëse kalojmë nëpër ekonomitë neutrale dhe ka më shumë kërkesa për shkathtësi në sistemin STEM dhe kjo kthehet në rroga më të mira që do të thotë status më të mirë ekonomik”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme