Nagavci vlerëson se MASHTI shënoi performancë më të mirë me të në krye

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se institucioni që ajo e udhëheq, ka shënuar performancë më të mirë sesa vitet e kaluara, duke shtuar se gjatë 2021-s, vëmendja ka qenë te transparenca dhe llogaridhënia.

“Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2020, kishte rezultuar me 22 rekomandime, prej të cilave 15 rekomandime janë zbatuar gjatë vitit 2021, ndërsa 6 rekomandime janë duke u zbatuar, për arsye se janë çështje të cilat nuk varen vetëm nga MASHTI, por edhe nga institucione të tjera”, thuhet në statusin e saj në Facebook të hënën.

Sipas saj, arsimi në Kosovë po zhvillohet me përkushtim.

“Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike”, shtoi ajo.

Të ngjashme