Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të EURO 2024.
Ai përshkroi aventurën që po kalon në krye të kombëtares gjermane, ndërsa theksoi se i pëlqen të krahasohet me një bukëpjekës.
“Në ekipin kombëtar është më e vështirë të ndryshosh gjërat sesa kur drejton në një klub, duhet të flasësh me stafin dhe lojtarët në kohën e duhur për të përshtatur gjithçka. Duhet të shikosh shumë ndeshje dhe të kesh ide të qarta se çfarë dëshiron nga çdo rol, të kuptosh se cili lojtar mund ta interpretojë më mirë, më pëlqen të krahasohem me një bukëpjekës, i cili i përzien përbërësit dhe i shton erëzat, gjalpin, miellin dhe ujin, duke kuptuar menjëherë nëse rezultati është i mirë apo jo. Ne duhet të studiojmë dhe të përpiqemi të stërvitim në situata të ndryshme”, deklaroi Nagelsmann.