Skuadra nga Stadio San Paolo po synon ta blejë mbrojtësin spanjoll, në mënyrë që të ketë zëvendësues nëse largohet Faouzi Ghoulam.
Napoli është duke shpresuar të përmbyllë me sukses transferimin e mbrojtësit të Benfica, Alejandro Grimaldo, si zëvendësim për Faouzi Ghoulam.
Ghoulam ka nënshkruar kontratë të re me napolitanët në dhjetor, por klauzola e largimit prej 60 milionë eurosh nuk do të jetë problem të paguhet nga Manchester United apo Paris Saint-Germain.
Si masë mbrojtëse, Napoli është duke u përgatitur ta blejë Grimaldo, i cili ka qenë i lidhur me një kalim tek United, për të cilin janë gati të paguajnë 30 milionë euro.