Napoli ka arritur një fitore të madhe sot në xhiron e parafundit të Serie A ndaj Fiorentinës.
Ekipi i udhëhequr nga Gattuso triumfoi me rezultati të pastër 0:2 ndaj Fiorentinës në udhëtim.
Goli i parë erdhi në minutë e 56-të. Amir Rrahmani u pengua në zonë, duke fituar penallti. Nga pika e bardhë Insigne nuk arriti të shënojë, por e bëri atë pas topit të kthyer nga portieri.
11 minuta më vonë Zielinski e vulosi fatin e këtij takimi me një gol të bukur.
Me këtë fitore, Napoli shkon në vendin e tretë me 76 pikë, një më pak se Juventusi e Milani, por “Rosonerët” kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Kështu, “Zonja e Vjetër” mbetet jashtë zonës së Champions Leagues dhe do të lutet në gabimin e Napolit në xhiron e fundit.