Napoli ka refuzuar një ofertë në vlerë prej 103 milionë euro të Manchester United për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, për të zhgënjyer Jose Mourinhon.
Trajneri Jose Mourinho duhet të shikojë për opsione tjera në fazën e mbrojtjes.
‘Corriere dello Sport’ raporton se oferta e Manchester United për mbrojtësin nga Senegali është refuzuar nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Kalidou Koulibaly konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë sot në botë, falë paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A në fanellën e Napolit.
Interesim për shërbimet e tij ka pasur edhe nga Chelsea dhe Manchester City.