Napoli po vazhdon me formën e lartë dhe me rrugën drejt titullit kampion në Serie A, teksa sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mposhti Romën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.
Victor Osimhen (17’) dhe Giovanni Simeone (86’) shënuan golat e fitores për napolitanët.
Në anën tjetër, golin e vetëm për romakët e shënoi Stephan El Shaarawy (75’).
Vlen të theksohet se reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahamani, edhe sonte ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen.
Napoli pas kësaj fitore ka 53 pikë në krye të tabelës, 13 më shumë se Interi, në pozitën e dytë.
Roma renditet e gjashta me 37 pikë.