NASA ka hapur aplikimet për një vend pune, ku rroga vjetore shkon përtej 200 mijë dollarëve.
Aplikimet janë të vlefshme vetëm për shtetasit amerikanë dhe në përshkrimin e punës thuhet: “Të mbikëqyrë dhe shmangë ndotjen e planeteve gjatë eksplorimit të hapësirës”.
“NASA ka rregulla të qarta sa i takon sigurisë kundër ndotjes dhe që aplikohen në të gjitha fluturimet hapësinore. Për të gjitha misionet e fluturimit, që me vetëdije ose jo transportojnë nga Toka organizma, apo lëndë të tjera, drejt planeteve të sistemit tonë, apo sistemeve të tjera dhe për të gjitha fluturimet hyrëse në Tokë apo në biosferën e saj me mostra jashtëtokësore”, thotë NASA.
Kontrata që ofrohet është 3-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur në pesë dhe detyra nuk është e thjeshtë. Personi në këtë pozicion do të jetë vazhdimisht në lëvizje në pjesë të ndryshme të Tokës.
Ky pozicion është i ri për NASA-n, por jo krejtësisht i panjohur. Agjencia Europian e Hapësirës, ESA e ka një “hero” të tillë prej vitesh.