NASA zbuloi për publikun fotografinë e objektit më të largët në sistemin Diellor. E emërtuar “Ultima Thule” nga latinishtja “Një vend përtej botës,” objekti i vogël qiellor duke si një njeri prej dëbore. Ultima ndodhet 6.5 miliardë km larg Tokës.
Bota e akullt e njohur edhe si “Ultima Thule” i është prezantuar më në fund publikut. Ky emër në latinisht do të thotë: “Një vend përtej botës.”
Një fotografi e kapur nga sonda “Horizonte të Reja” e Nasa-s tregon planetin e vogël që ka formën e dy pjesëve të bashkuara në një pikën në formën e një njeriu prej dëbore.
Sonda “Horizonte të Reja” e hasi objektin qiellor Ultima 6.5 miliardë km larg Tokës.
Kjo ngjarje shënon zbulimin e objektit më të largët në Sistemin Diellor.
Ekipi i shkencëtarëve që u mor me shqyrtimin e fotografive të dërguara nga sonda, vendosi ta quajë pjesën më të madhe të objektit të akullt “Ultima” dhe pjesën më të vogël “Thule”.