NATO i jep vulë debatit për demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 17:58 | Nga

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është përcaktuar nga forcat shumëkombëshe të NATO-s. I gjithë debati i deritashëm për këtë çështje, me shumë gjasë del të jetë i kotë.

Gazeta Fjala ka gjetur se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është e konfirmuar në Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën i është dhënë  fund prezencës së forcave të armatosura serbe në Kosovë.

Në këtë marrëveshje është përcaktuar vija kufitare e Kosovës duke u marrë si datë gjendja e kufirit të vitit 1988.

Bazuar në këtë marrëveshje, i jepet të drejtë Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe përmbysë të gjitha pretendimet tjera për mundësin e humbjes së afro 8 mijë hektarë tokë.

8

Konkretisht, qartësohet në Nenin 3 të kësaj marrëveshje ku përcaktohet edhe zona 5 kilometershe në të cilën nuk lejohet prezenca e forcave të  armatosura të ish-jugosllavisë pjesë e secilës ishte edhe Mali i Zi.

Ajo zonë, pra prej 5 kilometrash e njohur si Zona e Sigurisë Tokësore, sipas dokumenteve që posedon Gazeta Fjala, fillon nga territori i Kosovës deri në pikën e Cakorrit.

“Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) është e definuar si një zonë pesë kilometërshe, që shtrihet përtej kufirit të Kosovës në territorin e pjesës tjetër të Republikës Federale të Jugosllavisë”, thuhet në pikën 3 (e) të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake..

9

Të ngjashme