“Ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë ose një garë të re të armatimit”, tha Lungescu, duke shtuar se sistemi i mbrojtjes raketore në Evropë nuk është kundër Rusisë.
Të enjten, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja strategjike, përfshirë një raketë me fuqi bërthamore, e cila, sipas tij, mund të fluturojë për kohë të pacaktuar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se Rusia nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare për kontrollin e armëve.
“Rusia nuk planifikon të futet në ndonjë garë armësh”, tha Peskov.