NATO ulë në gjysmë-shtizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmë-shtizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që kanë lënë të vdekur 17 persona dhe qindra të tjerë të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkohë kërkimet e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë.

Në gjysmë shtizë është ulur gjithashtu edhe flamuri i Francës, pas vdekjes së 13 ushtarëve francez në Mali, pas një aksidenti me helikopter.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme