Pas Calit, vjen padrejtësia e radhës kundrejt Pjeter Shalës. Këto dënime nuk janë të drejta dhe as nuk e kanë qëllim fare drejtësinë. Vetë natyra e Gjykatës Speciale është konstrukt anti-shqiptar. Procesi është formal, sepse dënimi është ditur paraprakisht. Krejt ky teatër që emrin i ka vënë Gjykatë Speciale e ka veç një qëllim, relativizimin e krimeve serbe. Pasi të mbyllet krejt ky proces i padrejtë special, edhe zyrtarisht lufta e Kosovës do të njihet si luftë ku nuk ka pasur agresor dhe viktima. Ky relativizim është ahistorik, është johuman.
Para këtij absurdi, do të duhej iniciativë dhe reagim qeveritar. Do të duhej, ama për fatin edhe më të keq, efektet e kësaj gjykate janë edhe qëllimet e Qeverisë. Zbehja e shkëlqimit të UÇK-së, para se me qenë vendim i kësaj Gjykate, ka qenë dhe mbetet narracion shpjegues i Kurtit për luftën.