Natyra Kuçi kritikon Kurtin, thotë se ndërroi qëndrim në lidhje me çmimin e energjisë

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar shefin e Qeverisë, Albin Kurti, për çmimet e energjisë elektrike në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Kuçi thotë se Kurti ka ndërruar qëndrime sa i përket çmimit të energjisë elektrike sa ishte në opozitë.

“Kurti në fushatë: Do ta ulim çmimin e rrymës, sepse populli paguan shumë, tashmë. Kurti në pushtet: Po paguajmë rrymën shtrenjtë, sepse po ia shesim lirë popullit. Po duken dy, por është vetëm një Kurt, vetëm se me dy kapela”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme