Ndahen 60 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në Gjilan

Gjilan | 05 Shk 2018 | 16:33 | Nga

Shoqata “Islamic Relief” përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, ka dhënë donacion 60 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate nga komuna e Gjilanit, drejtori Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar këtë shoqatë e cila në vazhdimësi ndihmon Gjilanin, duke thënë se sado pak do të ndikoj në zbutjen e gjendjes për familjet me gjendje jo të mirë sociale.

Këtij aksioni i janë bashkangjitur nxënësit e shkollës se mesme teknike “Mehmet Isai”, duke grumbulluar 300 euro për mbështetje të kësaj kategorie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme