Ndahen Irina dhe Bradley

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Aktori Bradley Cooper dhe modelja ruse Irina Shayk, sipas mediave botërore tashmë për muaj të tërë kanë probleme në lidhjen e tyre, ndërsa tani edhe revista “People” e konfirmoi zyrtarisht se çifti ka vendosur të ndahet. Aktori 44-vjeçar, dhe partnerja e tij 11 vjet më e re vendosën të ndahen në mënyrë miqësore dhe tani para tyre është procesi i marrëveshjes për kujdestarinë e vajzës Lea De Seine, e cila u lind në mars të vitit 2017, tha një burim i afërt me çiftin për revistën e lartpërmendur.

Qysh para pak ditësh nëpër media filloi të shkruhej se Irina ka vendosur të shpërngulet nga shtëpia e përbashkët në lagjen e Los Angeles, “Pacific Palisades”, sepse aktori dhe modelistja “filluan të ftohen ngadalë nga njëri-tjetri”. “Gjërat nuk funksionojnë tashmë disa muaj, kështu që Irina vendosi se do të ishte më mirë që të shpërngulet”, tha burimi, duke shtuar se 33-vjeçarja konsideron se pothuajse asgjë nuk i mban më së bashku. Si duket, lidhja e vetme e cila i kishte mbajtur kohët e fundit në komunikim ishte vajza e tyre dyvjeçare.

Është interesante se si lidhja e tyre filloi të shkatërrohej pak pasi u forcuan thashethemet e filluara pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, ku Bradley dhe kolegia nga filmi “A Star Is Born”, Lady Gaga, gjatë performimit të këngës ‘Shallow’ shkëmbyen butësi haptazi. “Benzinë në zjarr” me siguri hodhi edhe lajmi se këngëtarja vetëm disa ditë më parë e prishi fejesën me agjentin Christian Carina.

T’ju rikujtojmë, Irina dhe 44-vjeçari Bradley janë në lidhje që nga viti 2015, ndërsa në vitin 2017 u bënë prindër të vajzës Lea De Seine. Të dy kanë qenë më parë në lidhje afatgjata, Irina me futbollistin Cristiano Ronaldo, ndërsa Bradley me aktoren Renee Zelweger, modelisten Suki Waterhouse, dhe në martesë të shkurtër me aktoren Jennifer Esposito.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme