Ndahen rreth 2 milionë euro për kompensimin e bujqve

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të ndajë mjete financiare ne vlerë 1 milion e 867 mijë e 107 euro.

Kjo shumë do të shkojë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës janar-qershor 2020.

Sipas vendimit, mjetet financiare në shumën prej 25 për qind nga Fondi Rezervë për dëmet eventuale në bujqësi.

Nga kompensimi pritet të përfitojnë bujqit në komunat e Istogut, Pejës, Obiliqit, Vitisë, Kaçanikut, Mitrovicës, Prishtinës, Drenasit, Skenderajt, Prizrenit, Fushë Kosovës, Shtimes, Podujevës, Mamushës, Leposaviqit dhe Gjilanit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme