Ndahet nga jeta gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Fatos Baxhaku, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Baxhaku ka qenë një nga pionieret e shtypit të pavarur shqiptar në fillim të viteve ’90 dhe është dalluar veçanërisht në zhanrin e reportazheve të shkruara dhe televizive.

Përgjatë fundit të viteve ‘80 dhe fillimit të viteve ’90, gazetari ka punuar në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Në intervalin 5-vjeçar nga viti 1993 e deri në 1998-n ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhen 1998-1999 ka shërbyer si kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”.

Në fund të viteve ’90, Baxhaku ka qenë kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005-n ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në harkun 9-vjeçar 2006-20015, u zhvendos si kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Më tej, ka ushtuar gazetarinë në formën “freelance”.

Ndër të tjera, Baxhaku ka qenë autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtepa e Vjetër” (Digitalb).

Gazetari ka qenë edhe pjesë e jetës akademike, si pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe të Tiranës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme