Ndaleni këtë degradim, mund të shkohet drejt një konflikti civil

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 20:29 | Nga Ismet Kryeziu

Në rrjete sociale, në debate televizive, në rrethe shoqërore, në kafiteri e pothuajse gjithandej është standardizuar dhe normalizuar gjuha e urrejtjes, fyerjeve, linçimit, etiketimeve dhe shpeshherë kemi parë live para publikut situata që kanë qenë shumë afër konfrontimit fizik.

Por, ndodhi befasia, politika që po e kultivon këtë ambient toksik, nga përplasjet verbale u përfshi në një përleshje masive fizike. Dhe atë në institucionin më të lartë të vendit, në Kuvend. Si të ishte arenë e huliganëve e jo arenë e politikave e diskutimeve.

Jeni sjellë mjaftueshëm të papërgjegjshëm, arrogantë, keni kontaminuar diskursin publik, keni kontribuar në ikjen e qytetarëve nga vendi, keni sjellë në dyshim ekzistencën e Republikës… Është mirë të ndaloni këtë degradim prej të cilit shumë lehtë mund të kalohet në një situatë drejt ndonjë konflikti civil.

Është shumë e lehtë për liderët politikë që t’i dërgojnë qytetarët drejt një konflikti e përplasje civile, por është shumë e vështirë më pastaj ta ndalojnë një fillim të tillë.

Të ngjashme