Ndalet puna e fabrikave që përpunonin vajra në Mitrovicë

Mitrovicë | 26 Kor 2017 | 16:01 | Nga

Pasi dje dhjetëra qytetarë kishin dalur të protestojnë tek Komuna e Mitrovicës për ndotje të mjedisit nga dy fabrika që përpunojnë vaj motorik, puna e atyre fabrikave është ndalur.

Ka qenë vetë i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili për gazetametro.net ka konfirmuar se sot ka dalur në vendin e ngjarjes dhe së bashku me inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë ndalur punën e fabrikave.

‘Sapo erdha prej vendit të ngjarjes. I kam thirr edhe Ministrinë dhe ata i kanë dërguar inspektoratin e tyre. Dhe, jemi kanë në vend të ngjarjes dhe i kemi ndalë puntë’, ka thënë Bahtiri për Metron.

Bahtiri sqaron se njëra nga fabrikat nuk kishte qenë në funksion sot, ndërkohë njëra edhe pse ata e mohonin, verëhej që kishte qenë në punë. Por, Bahtiri shprehet i sigurt se puna nuk do të vazhdojë aty pasi, siç tha ai, inspektorati do të kujdestarojë.

‘Unë isha te dy fabrikat. Njëra nga to i kishte këputur edhe kabllot e rrymës, pra nuk ka qenë në përdorim. Kjo që është tek ETC, nuk po bëke pune. Edhe tek ajo tjetra thanë që jo, mirëpo ne i pamë dhe inspektorati do të jetë kujdestar aty’’, ka thënë ai.

Ndryshe, fabrikat në fjalë që merren me përpunim të vajrave kishin siguruar një leje nga Ministria e Mjedisit, ndonëse më herët Inspektorati komunal i Mitrovicës ua kishte ndalur punën. Metro ka tentuar të bisedojë me zyrtarët e kësaj ministrie, mirëpo ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme