Ndalohen 12 shqiptarë në veri, dyshohet se u sulmuan nga disa serbë pasi festuan me flamuj në vetura

Prishtinë | 17 Shk 2025 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, mes tyre 10 të mitur, të cilët kishin hyrë në Mitrovicën e Veriut me automjete që mbanin simbole kombëtare. Të njëjtit dyshohet se janë sulmuar me gurë nga disa banorë serbë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për Nacionalen.

Elshani bëri të ditur ndalimi i tyre ka ndodhur për shkak të shkeljeve në komunikacion, përfshirë mungesën e dokumentacionit të nevojshëm dhe tejkalimin e numrit të pasagjerëve në vetura.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamura shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy kerre, në njërin kerr kanë qenë pesë të mitur në kerrin tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta. Nuk ka vepër për përdorimin e flamurave, por për çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtu ketë rast, pasi që personat janë të mitur”– ka thënë Elshani.

Të ngjashme