Ndalohen për 48 orë dy nga të arrestuarit e mbrëmshëm për sulme në veri

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Janë ndaluar për 48 orë dy nga pesë të arrestuarit e mbrëmshëm për sulme me mjete shpërthyese ndaj ushtarëve të KFOR0-it, policisë dhe gazetarëve në veri të Kosovës.

Sipas policisë, tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt

“Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. ​Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.​

Të ngjashme