Ekonomia Online
FUNDIT

Ndalohet një person në Bërnjak, tentoi të hyjë në Kosovë me librezë të falsifikuar të veturës

Ndalohet një person në Bërnjak, tentoi të hyjë në Kosovë me librezë të falsifikuar të veturës

Një person të shtunën është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve të veturës, është vërejtur se libreza e qarkullimit të veturës e lëshuar nga autoritetet e Serbisë dyshohet se është e falsifikuar. Sipas raportit të policisë, thuhet se përmes lexuesit të dokumenteve është verifikuar kodi elektronik i librezës, por […]

Një person të shtunën është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve të veturës, është vërejtur se libreza e qarkullimit të veturës e lëshuar nga autoritetet e Serbisë dyshohet se është e falsifikuar.

Sipas raportit të policisë, thuhet se përmes lexuesit të dokumenteve është verifikuar kodi elektronik i librezës, por nuk ka shfaqur të dhëna.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“SPK Bërnjak 10.02.2024 – 18:20. Policia në hyrje të PKK-së, gjatë kontrollimit të dokumenteve të veturës së të dyshuarit mashkull kosovar, ka vërejtur se libreza e qarkullimit të veturës e lëshuar nga autoritetet e Serbisë dyshohet se është e falsifikuar. Përmes lexuesit të dokumenteve është verifikuar kodi elektronik i librezës, por nuk ka shfaqur të dhëna. I dyshuari është intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhej në raport.

Të ngjashme