Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, i kapet një çantë me barna të padeklaruara me banderola të Serbisë

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Policia Kufitare e Kosovës, në hyrje të Republikës së Kosovës te Dheu i Bardhë, ka ndaluar për kontroll të përbashkët me Doganën e Kosovës automjetin e markës Citroen C3 ngjyrë e hirit, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull serb.

Siç njofton policia, “gjatë kontrollit në automjet në një çantë laptopi i është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të cilat kishin banderola të Serbisë dhe të njëjtatnuk ishin deklaruar paraprakisht”.

“Bazuar në kompetencën lëndore barnat i janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe ndaj personit është iniciuar procedura për kundërvajtjen doganore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme