Para pak ditësh më iniciativë të amerikanëve në Berlin është nënshkruar një marrëveshje për hapjen e hapësirës ajrore Serbi-Kosovë që do të mundësojë fluturime direkt Prishtinë-Beograd.
Këto fluturime do të mundësohen nga kompania gjermane Eurowings, e cila do të vendos në shërbim aeroplanët Airbus A230 të cilët do të fluturojnë disa herë gjatë javës direkt nga Beogradi për në Prishtinë e që janë me kosto të ulët.
Siç shkruan DW, vetëm ka mbetur të caktohet data se kur do të nisin këto fluturime.
Nga kjo kompani i kanë thënë DW’së se kanë mbetur edhe disa çështje të ndryshme biznesore që vazhdojnë të mbesin të hapura.
“Fillimi i fluturimeve ende nuk është vendosur”, ka thënë përfaqësuesi i Eurowings Florian Grencderfer.
Ai ka treguar se kompania tashmë e ka bazën në Prishtinë, ku edhe do të jenë zyrat qendrore të Eurowings.
Aeroplanët Airbus A320 kanë gjithsejtë 180 ulëse të klasit biznes , ndërkohë dhe klas standard dhe ekonomik me 90 ulëse në pjesën e pasme të aeroplanit.
Eurowings në fund të viti të kaluar ka hequr dorë nga fluturimet e distancave të gjata, dhe aktualisht mbanë vetë 6 destinacione në SHBA, Kubë dhe Republikën Dominikane.