Ndërpriten sinjalet e dy operatorëve ilegalë mobilë në veri

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 14:34 | Nga

Drejtori i Bordit të drejtorëve në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur se nga sot është bërë ndërprerja e sinjalit të dy operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar ilegalisht në territorin e Kosovës.

“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, ‘Telenor’ dhe ’VIP’”, ka bërë të ditur Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ekonomia Online.

“Isha në pjesën veriore të vendit për ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP-it”, ka shkruar Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme