Ekonomia Online
FUNDIT

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Vushtrrisë

Banorët e rrugës “Jeton Terstena” dhe rrugëve anësore në Vushtrri do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit. Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, e cila ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit. Kompania […]

Banorët e rrugës “Jeton Terstena” dhe rrugëve anësore në Vushtrri do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, e cila ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit.

Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me kohën e nevojshme për riparimin e defektit.

“Furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet pas sanimit të defektit. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme