Kompania Trainkos ka marr vendim që të ndërpritet qarkullimi i linjës ndërkombëtare hekurudhore, në relacionin Prishtinë-Shkup dhe anasjelltas.
“Ju njoftojmë pas rekomandimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave preventive për tu mbrojtur nga pandemia Covid -19 , Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 deri në njoftimin e radhës.
Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar”.