Ndërpritet seanca e Kuvendit të Preshevës, përplasje fizike mes Destanit e Arifit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 14:58 | Nga

Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal të Preshevës, pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.

Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Destani u përpoq ta sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal, transmeton “rtvaldi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme