Një 65 vjeçar është aksidentuar për vdekje rreth pres 16:00 në bulevardin “Bill Clinton” në lagjen Dardania. Burri me inicialet V.M. ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku kane qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori V.M. mashkull 65 vjeç i cili nuk ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B. 25 vjeë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.