Ndërron jetë drejtori i spitalit në Kinë ku po trajtohej coronavirusi

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i spitalit në epiqendrën e coronavirusit të Kinës ka vdekur vetë nga sëmundja.

Kështu së paku shkruajnë media si The Telegraph sipas të cilave, Dr. Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuhan Wuchang, vdiq sot nga virusi i quajtur zyrtarisht COVID 19

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në territorin e Kinës arriti në 1.770 të dielën, me 105 më shumë nga një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.

Gjithashtu është bërë e ditur se numri i vdekjeve të reja në provincën qendrore Hubei të Kinës nga shpërthimi i coronavirusit u rrit me 100 që nga e diela.

Veç këtyre është thënë se në të gjithë territorin e Kinës, kishte 2.048 infeksione të reja të konfirmuara të dielën. Numri i përgjithshëm deri më tani ka arritur në 70.548.

Rritja e fundit në numrin e rasteve të reja të raportuara të coronavirusit në Hubei pas dy ditësh të rënies, vjen pasi autoritetet vendosën kufizime të reja të ashpra në lëvizje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme