Në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të hëne, raportohet se ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës, njofton Klan Kosova.
Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.