Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore (ANV), të enjten, nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe infrastrukturës ligjëruan inxh. dipl. i Teknologjisë, Burhan Murati – Kompania “Knauf-Radika AD” – Dibër, më temë “Prodhimi i allçisë dhe produkteve nga allçia”.
Ligjërues i radhës ishte përfaqësuesi i “Knauf” nga Shqipëria, inxh. Ervin Mici, më temë: “Izolimi akustik i objekteve”.
Në sesionin e dytë ligjërata pati nga Anjeza Alaj, me temën “Përdorimi i hirit të Kosovës dhe atij japonez në beton”.
Pastaj profesor Hysen Ahmeti ligjëroi për “Aplikimi i softuerve në gjeoteknikën inxhinerike”. Profesori Hazir Çadraku, ndërkaq, e përmbylli ditën me temat: “Studimet gjeologo-inxhinierike për veprat e ndryshme inxhinierik” dhe “Ndërtimi i hartave të vulneraibilitetit (ndjeshmërisë) për mbrojtjen e ujërave nëntokësore”.
Një ditë më parë studentët dhe profesorët e ANV-së vizituan fabrikën IMK – “Mabetex”. Profesori Feti Selmani, njëherësh drejtor i Fabrikës, shpjegoi për proceset teknologjike dhe konstruktive që realizohen për prodhimin e profileve të çelikut.
Gjatë ANV-së, me ligjëratë është paraqitur edhe prof.dr. Nol Deda, me temën “Faktorët që ndikojnë në sigurinë rrugore”.
Eksperti i betonit dhe materialeve ndërtimore, Driton Kryeziu, ligjëroi në temën “Sistemi ‘New Jersey'” , “Barrierat e Sigurisë për Ura, Viadukte Dhe Autostrada – Sipas En 1317”, ku u paraqitën edhe testime mbi efiçiencën e tyre në sigurinë që ofron ky sistem.
Arlinda Rushaj Sadiku konfirmoi rëndësinë e Planifikimit Hapësinor. Me inovacione të materialeve për konstruksione dhe infrastrukturë e përmbyllën profesorët Besa Jagxhiu dhe Bekim Bajrami.