Kryetari i Lidhjës se Bizneseve të Kosovësnë kuadër të bashkëpunimit me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës, u zhvillua një takim dhe diskutim i drejtpërdrejtë mbi gjendjen aktuale të sektorit të ndërtimit në vend.
Gjatë takimit u trajtuan sfidat kryesore të sektorit, përfshirë rritjen e çmimeve të materialeve, vonesat në procedurat administrative dhe në pajisjen me leje, si dhe pasigurinë nga vendimet e paqëndrueshme institucionale. Një nga shqetësimet më të theksuara mbetet mungesa e fuqisë punëtore, si pasojë e largimit të vazhdueshëm të qytetarëve nga vendi.
“Si në secilën fushë, edhe në ndërtimtari ka mungesë të punëtorëve, sepse njerëzit po e lëshojnë Kosovën”, u theksua gjatë diskutimit.
Në takim u kërkua zbatim i plotë i legjislacionit në fushën e ndërtimit dhe sigurisë në punë, si dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante.
Po ashtu, u ngrit shqetësimi për ndikimin e pasigurisë politike dhe ngërçit institucional në sektor dhe në stabilitetin ekonomik, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe fokus në zhvillim ekonomik.
Në përmbyllje, u kërkua reduktim i burokracisë në marrjen e lejeve dhe një qasje më mbështetëse në financim, duke paralajmëruar se kufizimet aktuale rrezikojnë qëndrueshmërinë e bizneseve dhe nxisin largimin e fuqisë punëtore.
Bankat kanë reduktuar kreditimin në mbështetje të këtij sektori, ndërsa pagesa e menjëhershme për leje ndërtimi po paraqet një barrë shumë të rëndë për investitorët. Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në ngadalësimin e zhvillimit dhe në rritjen e pasigurisë për investime në ndërtimtari.
Sektori i ndërtimit mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Ai nuk është vend rreziku, por vend ndërtimi dhe zhvillimi i Republikës sonë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet që të shmangin perceptimet e gabuara dhe të mbështesin zhvillimin e tij përmes politikave të qëndrueshme.
Ne mbetemi të përkushtuar për të rritur standardet e sigurisë në punë në bashkëpunim me institucionet, ndërsa u bëjmë thirrje punëtorëve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, duke e konsideruar sigurinë si përgjegjësi të përbashkët.
Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e ndërtimtarëve, si dhe për të kontribuar në një mjedis më të drejtë, më transparent dhe më zhvillimor për ekonominë e vendit.