Ndërtohet një mur mbrojtës në rrugën Rahovec-Drenoc

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 09:43 | Nga

Komuna e Rahovecit, ka filluar punimet në projektin që ka të bëjë me ndërtimin e murit mbrojtës, tek ura e lumit ”Remnik” në rrugën Rahovec-Drenoc, transmeton Koha.net, me gjatësi 115 metra, ndërtimi i murit mbrojtës është duke u bërë përmes projektit “Intervenime emergjente në infrastrukturë”.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Muhamet Behra thotë se pos këtij projekti, deri me tani janë rregulluar dy ura, njëra urë është rregulluar në fshatin Nushpallë dhe tjetra në Bernjak, është në ndërtim e sipër edhe një shtëpi për komunitetin Ashkali në fshatin Krushë e Madhe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme