Kosova u mposht nga Austria të dielën me rezultat 3-1, në garën për vendin e parë në grup në kuadër Ligës B të Kombeve.
Mirëpo, pavarësisht këtij rezultati, një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga kjo ndeshje.
Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e statistikave “Football Meets Data”, përballja e Dardanëve në Austri ka mbledhur më së shumti shikues nga xhiro e dytë e kësaj faze të Ligës së Kombeve (ndeshjet e zhvilluara më 27 dhe 28 shtator).
Të dhënat, sipas Klankosova.tv, tregojnë se në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë ishin prezentë 47 mijë tifozë.
