Ndeshja dramatike Liverpool-Barcelona, deklarohet Kloop

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop është deklaruar pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet ekipit që drejton ai dhe Barcelonës.

“Ne besuam në këtë shansë. Ne nuk e krahasuam me Stambollin apo diça tjetër. Ne dëshirojmë të krijojmë historinë tonë. E di se çfarë thonë njerëzit për mua për humbjen e finaleve dhe kjo është në rregull, por ne tashmë jemi në një tjetër finale”.

” Pas vitit të kaluar, ne thamë se s’mund të qëndrojmë kështu dhe tani kemi një shansë tjetër prapë. Çfarë bënë djemte sonte… ky klub të bën të çmendesh”.

E gjithë gjysëmfinalja mes këtyre dy ekipeve gjatë gjithë kohës ishte dramatike, Liverpool arriti ta përmbys rezultatin e parë dhe të vazhdojë tutje, shkruan “The Guardian”.

Kjo ndeshje po krahasohet me atë që u mbajt më 2005 mes Liverpool-it dhe Milanos e cila ishte po aq dramatike sa edhe përballja e mbrëmshme spektakolare, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme