Ndeshja Sociedad-Man Utd luhet në stadiumin e Juventusit

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e Manchester United në raundin e 32 të UEFA Europa League kundër Real Sociedad do të zhvillohet në Allianz Stadium të Juventusit në Torino, ka konfirmuar Manchester United.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte vendosur të udhëtonte në Reale Arena, në San Sebastian, Spanjë, për t’u përballur me Athletic Bilbaon të enjten e 18 shkurtit.

Sidoqoftë, lojaështë zhvendosur në Itali për shkak të kufizimeve të qeverisë spanjolle për udhëtarët që hyjnë në vend nga Anglia, për shkak të variantit të ri COVID-19.

Ndeshja e dytë, që do të luhet në Old Trafford të enjten më 25 shkurt, mbetet e pandryshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme