Një veturë dhe një kamion janë përplasur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas, raporton Ekonomia Online.
Informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.
Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident.
Ndërsa, rruga nga Komorani në Drenas është bllokuar dhe si rrjedhojë po përdoren rrugët e tjera alternative.
Ekonomia Online ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: