Nesër fillojnë ndeshjet e kthimit të çerekfinales në UEFA Ligën e Kampionëve.
Në çerekfinalen e turneut numër një të Evropës, në nivel të klubeve, të martën dhe të mërkurën më 19 prill do të zhvillohen 4 ndeshje.
Ndërkaq tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të marrin pjesë 4 ekipe të cilat kanë kaluar turin e çerekfinales, do të mbahet ditën e premte, më 21 prill.
Programi i ndeshjeve kthyese të çerekfinales, të cilat do të fillojnë në ora 20:45 është siç vijon:
Nesër:
Leicester City (Angli) – Atletico Madrid (Spanjë) (0-1)
Real Madrid (Spanjë) – Bayern Mynih (Gjermani) (2-1)
19 prill e mërkurë:
Monaco (Francë) – Borussia Dortmund (Gjermani) (3-2)
Barcelona (Spanjë) – Juventus (Itali) (0-3)